Marko Asensio merr edhe një tjetër vlerësim të nivelit botëror!

Kriza e Realit nuk mund të fshehë shkëlqimin e yjeve të tij, njëri prej të cilëve është Marko Asensio. Lojtari i Shpresave të Spanjës ka marrë një tjetër vlerësim për ngjitjen e tij “meteorike” dhe jo nga ndonjë “autoritet” dosido. Gazeta e famshme franceze, L’Ekip, e ka cilësuar Asension si lojtarin më të mirë në botë të moshës nën 21 vjeç.

“L’Ekip”, ndonëse është media franceze, padyshim ka aq integritet profesional sa të mos bjerë në nivelin e lokalizmit. Edhe pse Kilian Mbape u vlerësua 180 milionë euro dhe Usman Dembele arriti deri në 145 milionë euro, sërish për gazetën pariziene më i miri i rruzullit në moshën e tij, për momentin, është pikërisht spanjolli Marko Asensio.

Sfidanti.al