Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae prezantoi medaljet e Lojërave Olimpike Dimëropre në New York, vetëm pak muaj përpara fillimit të këtij evenimenti në PyeongChang. Në dizenjon e këtyre medaljeve të bie në sy fakti që në njërën anë janë gdhendur 2 bashkëtingëllore të alfabetit Hangul që në gjuhën koreanë përkthehet ‘Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang’ si dhe emri i disiplinave sportive. Ndërsa në anën tjetër është simboli i lëvizjes olimpike. Secila prej medaljeve ka një diametër prej 92.6 mm dhe ka një trashësi prej 6.91 mm. Medalja e artë peshon 586 gr, e argjendta 580 gr, ndërsa medalja e bronztë është 493 gr. Në Lojërat Olimpike Dimërore të 2018 do të garohet në 102 evente sportive dhe do të jepen 222 medalje për fituesit. në të njëjtën kohë që janë rezervuar edhe 5 sete të tjera medaljesh që do të përdoren nëse do të ketë barazime rezultatesh. Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në periudhën 9-25 shkurt të vitit 2018.
sfidanti.al