Nga Sançez tek Lemar, mund ta quajmë Epoka e Dështimeve të shitblerjeve!

Në fund të fundit, vetëm Paris SG ia doli. As Mançester Siti me Aleksis Sançezin, as Arsenali apo Liverpuli me Tomas Lemarin, as Liverpuli me Van Dajkun e Sauthemptonit, askush me Pjer-Emerik Obamejangun, as Mançester Junajtidi me Ivan Perishiçin (Inter) apo Antuan Grizmanin (Atletiko), as Paris SG apo Atletiko me Fabinjon e Monakos.

Dështim i plotë i Çelsit me Ros Barklin e Evertonit, po ashtu i paralajmëruar i Barcelonës për Marko Verratin, por edhe klube të tillë si Roma, Çelsi, Arsenali apo edhe Barcelona për Rijad Mahrezin e Leisterit. Ndër lajmet e fundit, Juventusi nuk ia doli të merrte mbrojtësin Bejerin nga Arsenali, edhe pse ofroi 40 milionë euro. Padyshim mund të quhet Epoka e Dështimeve të Mëdha.

Sfidanti.al