Viktor Valdesi i ndërroi dorashkat e portierit me mikrofonin!

Ish-portieri i Barcelonës Viktor Valdes, 35 vjeç, i dha fund karrierës së tij në fushën e futbollit dhe, tani, i është përkushtuar punës në kanalin televiziv “Crazy4Fun” dhe pritet që ai të bëhet mikpritës i shumë yjeve të futbollit.

Valdesi, ditët më të mira në karrierën e tij, i kaloi te Barcelona, për të cilën ka luajtur 535 ndeshje. Me bluzën e ekipit katalonjas, ai luajti 12 vite, duke fituar, madje, 20 trofe, përfshi tri Liga Kampionësh dhe gjashtë tituj kampioni të Spanjës. Mbas largimit nga “Kamp Nou”, ai ka mbrojtur portat e Mançester Junajtidit, Standard Liezhit dhe Midëllsborout.

Sfidanti.al