Chris Froome kërkon të thyejë tabunë; synon triumfin në Turin e Spanjës

Chris Froome e ka një obsesion për karrierën e tij dhe ai e ka emrin Turi i Spanjës(La Vuelta). Ciklisti britanik i Team Sky nuk ka mundur të fitojë asnjëherë këtë eveniment dhe në 3 raste është renditur i dyti, në 2011, 2014, 2016, ndërkohë që Turin e Francës ai e ka bërë të tijin plot 4 herë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, ciklisti i Team Sky bëri të ditur objektivin e radhës që nuk është gjë tjetër vecse triumfi në ‘La Vuelta’. ‘Do të marr pjesë në Turin e Spanjës-thekson Froome në komunikatën e tij-është një garë ku më pëlqen të marr pjesë. Në 3 raste aty jam renditur në vendin e dytë dhe do të më pëlqente që këtë radhë të fitoja. Suksesi në Turin e Francës dhe atë të Spanjës brenda një viti ddo të ishte dicka fantastike. E kam këtë mundësi dhe do të përpiqem ta shfrytëzoj’.

sfidanti.al