De Brujn, më parë bën fëmijën, pastaj vendos të martohet!

Tradicionalisht, më parë njeriu është fejuar, martuar dhe pastaj ka bërë fëmijë, por kohët e sotme kanë krijuar tjetër mënyrë të jetesës. Kevin De Brujn është një nga ata që ka vepruar ndryshe. Futbollisti belg i Mançester Sitit e pati më të lehtë të lindte një fëmijë me të dashurën e tij, Mishelë Lakrua, sësa të vendoste të martohej me të. Gjithsesi, edhe vështirësisë së dytë (kaq të madhe) ia doli mbanë dhe më në fund, vuri kurorën dhe unazën në gisht.

De Brujn i propozoi Mishelës dhjetorin e kaluar në Paris, në këmbët e Kullës së famshme Eifel, pra në një moment shumë romantik, ndërsa së fundmi e bënë edhe më të fortë lidhjen e tyre 3-vjeçare. Mesfushori sulmues 25-vjeçar po vazhdon pushimet, dhe çifti i ri ka në muajin e mjaltit edhe djalin, Mejzën Milian (Mason Milian). “Jam krenar që tani mund të të thërras gruaja ime”, shkroi Kevini për Mishelën në rrjetet sociale.

Sfidanti.al