Inter Miami i Lionel Messit është eliminuar nga “play-off”-i i MLS-së, pasi u mposht 1-0 nga Columbus Crew në ndeshjen e dytë të raundit të parë. Goli i uruguaianit Santiago Rodríguez në minutën e fundit i dha fund sezonit të skuadrës nga Florida, e cila nuk arriti të mbronte titullin e fituar në vitin 2025.
Inter Miami kishte humbur edhe ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-3, ndaj ishte i detyruar të fitonte në transfertë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit dhe për të çuar serinë në një ndeshje të tretë. Megjithatë, skuadra e Messit nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në Columbus.

