Tri klube të Premier League kërkojnë përjashtimin e pronarëve të City-t

Sipas medieve britanike tri skuadra të Premier League janë të mendimit se dënimi për shkeljen e regullave financiare nga ana e Machester City-t duhet të shkojë përtej fushës. Tri shefa klubesh mendojnë se pronarët e City-t duhet që të dëbohen nga Premier League pra duhet që të detyrohen të shesin klubin për shkak se shkelja e regullave financiare ka qenë sistematike. Sipas tyre fakti që City është gjetur me 114 shkelje financiare në harkun e disa viteve nuk duhet që të dëohet vetëm me gjobë dhe reduktim pikësh.