Nata mes të premtes dhe të shtunës ka qenë e vlefshme edhe për NBA Cup, e cila zhvilloi takimet e fundit në fazën e grupeve. Surprizën e bëri formacioni i Heat, i cili mundi Knicks në New York.
Fitore me shumë rëndësi por edhe shumë të vuajtur morën edhe Spurs. Ekipi teksan mposhti me përmbysje Lakers. Atlanta fitoi në Boston dhe Philadelphia arriti që të dilte fituese e duelit në Indiana përballë Pacers. Ndërsa fitore të lehta mori Detroit kundër Milëaukee dhe Portland, e cila mposhti Golden State.

