Sabah Kerjota po kalon një moment të shkëlqyer dhe ka lënë gjurmën e tij edhe në ndeshjen e Hearts ndaj Monacos në Ligën e Evropës, duke realizuar një gol spektakolar. Sulmuesi shqiptar befasoi skuadrën franceze me një goditje të fuqishme nga distanca, duke dërguar topin në rrjetë dhe barazuar rezultatin në 2-2. Portieri i Monacos mbeti i shtangur, teksa nuk arriti të reagojë ndaj goditjes së Kerjotës. Ky ishte realizimi i parë i Kerjotës në kompeticionet evropiane, ndërsa ai ka regjistruar gjithashtu edhe një asistim në këtë edicion.

