Torino njofton se Ardian Ismajli iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë. Procedura ishte një sukses i plotë dhe u krye në Qendrën e Kirurgjisë së Duarve Humanitas në Torino. “Klubi i Futbollit Torino njofton se lojtari Ardian Ismajli i është nënshtruar një operacioni në dorën e djathtë. Operacioni, i cili ishte një sukses i plotë, u krye nga Dr. Sara Lea në Qendrën e Kirurgjisë së Duarve Humanitas në Torino, në prani të kirurgut ortoped të Klubit dhe mjekut të ekipit, Dr. Corrado Bertolo. Prognoza do të përcaktohet bazuar në evolucionin klinik të pacientit”.

