Cristian Shpendi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit. Sulmuesi i Cesenas po kalon një periudhë pozitive, me tetë gola në 11 ndeshje në Serie B, duke ndihmuar skuadrën e tij të qëndrojë në mesin e tabelës së klasifikimit.
Paraqitjet e tij, por edhe ngërçi në bisedimet për rinovimin e kontratës, kanë shtuar interesimin e klubeve të tjera. Cesena dëshiron ta zgjasë marrëveshjen edhe për një sezon, duke e shtyrë afatin e përfundimit nga viti 2028 në vitin 2029. Njëkohësisht, klubi synon të ristrukturojë pagën e sulmuesit, e cila aktualisht arrin në 1.4 milionë euro bruto në sezon.

