Rüdiger mbron Mbappé

Për Antonio Rüdiger diskutimet për mangësitë e lojës në mbrojtje të Kylian Mbappé nuk kanë kuptim duke parë kontributin që jep lojtari në fazën sulmuese.

“Si mund t’i kërkojmë një lojtari, i cili ka shënuar 100 gola në dy sezonet e fundit që të kthehet në mbrojtje”, tha Antonio Rüdiger, i cili “mbrojti” 27-vjeçarin pas kritikave që ky i fundit ka marrë për mungesën e kontributit në fazën në lojën mbrojtëse.