Një lajm i trishtë vjen nga futbolli në Maqedoninë e Veriut. Agron Memedi, ish-futbollist dhe trajner i njohur, është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në futbollin tetovar, veçanërisht te Shkëndija dhe Renova.
I lindur më 5 dhjetor 1980 në Tetovë, Memedi e nisi karrierën si futbollist te Shkëndija, përpara se të transferohej te Renova, ku përjetoi periudhën më të suksesshme të karrierës së tij.
Me skuadrën nga Xhepçishti, ai fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010, si dhe Kupën e Maqedonisë në edicionin 2010/2011. Gjatë karrierës së tij luajti gjithashtu për Metalurgun e Shkupit, ndërsa regjistroi edhe një paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

