Farias, Barcelona do të rinovojë

Barcelona është e interesuar ta blindojë kontratën e talentit më të ri që ka dalë nga akademia La Masia, pasi ai ka siguruar vendin e tij në ekipin e parë.

Gazeta “Sport”, duke iu referuar “Radio Marca”, raporton se Brian Fariñas do ta rinovojë kontratën me klubin katalunas, pasi drejtori sportiv Deco ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e futbollistit gjatë javëve të fundit. Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje fillestare për vazhdimin e kontratës, e cila aktualisht skadon në vitin 2028. Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur në momentet e fundit, marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031.