San Antonio bën 11 fitore radhazi

Marshi i San Antonio nuk ndalet dhe dominon edhe Golden State duke marrë kështu fitoren e 11-të radhazi. Ekipi teksan në këtë ndeshje u mbështet në paraqitjen e mirë të Steph Castle, i cili ishte autor i 32 pikëve. Lajmi i mbrëmjes ishte eliminimi i New York Knicks. Kampionët në fuqi të NBA pësuan humbjen e dytë në Indianapolis. Nga ana tjetër Miami mundi Cleveland falë Bam Adebayo dhe Giannis Antetokounmpo, të cilës shënuan respektivisht nga  37 pikë. Ndërsa Memphis barazoi një rekord të vjetër në NBA pasi plot dhjetë lojtarë arritën që të shënon të paktën 10 pikë në sfidën me New Orleans. OKC u mund kundër Clippers edhe pse Shai Gilgeous-Alexander shënoi 40 pikë.