Yamal blen vilën e Shakirës për 11 milionë euro

Lamine Yamal dhe e dashura e tij, Ines Garcia, po përgatiten të nisin një kapitull të ri së bashku në Barcelonë, në vilën luksoze që dikur u përkiste Shakirës dhe Gerard Piquésë – një pronë e blerë nga futbollisti “Blaugrana” për rreth 11 milionë euro.

Sipas njoftimeve nga agjencia spanjolle Europa Press, çifti mbërriti në pronë me një furgon të zi, i shoqëruar nga personel sigurie, për të parë ecurinë e një kantieri ndërtimi që ishte ende në fazën më aktive – mes kontejnerëve të transportit dhe punëtorëve të angazhuar në pastrimin e mbetjeve.

Qëllimi i rinovimeve – afatet kohore dhe detajet specifike të dizajnit të të cilave mbeten konfidenciale – është përshtatja e hapësirave sipas shijeve personale të sulmuesit të ri dhe influencueses; një çift që janë bashkë prej disa muajsh dhe ndajnë gjithçka, nga momentet e mbështetjes në stadium e deri te pamje nga jeta e tyre e përditshme në rrjetet sociale.