Manchester United po shqyrton mundësinë e emërimit të Unai Emeryt si trajnerin e ardhshëm të skuadrës, në rast se vendos të mos vazhdojë bashkëpunimin me Michael Carrick. Megjithatë, afrimi i teknikut spanjoll nga Aston Villa konsiderohet një mision tejet i vështirë.
Sipas raportimeve të gazetarit Dean Jones për Flashscore, Emery gëzon admirimin e disa drejtuesve të klubit anglez dhe emri i tij është diskutuar edhe më parë për stolin e “Djajve të Kuq”. Por ekzistojnë dy pengesa të rëndësishme që mund të komplikojnë një marrëveshje të mundshme.

