Arteta feston triumfin në “Anfield”: 14 vite pritje morën fund

Mikel Arteta nuk e ka fshehur kënaqësinë pas fitores së rëndësishme të Arsenalit ndaj Liverpoolit me rezultatin 1-0, në përballjen e vlefshme për sezonin 2026/27 të Premier League. Trajneri spanjoll e cilësoi këtë sukses si një moment të veçantë për të gjithë familjen e Arsenalit, pasi londinezët i dhanë fund një serie prej 14 vitesh pa fitore në kampionat në stadiumin “Anfield”. “Kjo fitore ishte veçanërisht për të gjithë ata që janë të lidhur me këtë klub futbolli. 14 vite pa fituar këtu janë një kohë shumë e gjatë”, deklaroi Arteta pas ndeshjes.

Tekniku i Arsenalit u ndal edhe te eliminimi surprizues nga Fleetwood Town në Kupën EFL, duke theksuar se skuadra e kishte përdorur atë zhgënjim si një burim shtesë motivimi për sfidën ndaj Liverpoolit. “Pas ditëve të fundit dhe humbjes ndaj Fleetwoodit, i thamë njëri-tjetrit se gjërat ndodhin për një arsye. Kjo do të na jepte edhe më shumë energji, uri, motivim dhe besim për të ardhur këtu dhe për ta arritur këtë. Ajo që bëri skuadra sot ishte e pabesueshme”, u shpreh trajneri.