Neymar: Kulmin e arrita te PSG

Neymar Junior ka befasuar tifozët e Barcelonës, duke deklaruar se periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike e ka përjetuar te Paris Saint-Germaini (PSG), e jo te klubi katalunas, ku formoi treshen e famshme MSN me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Braziliani e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me krijuesin e përmbajtjeve Davoo Xeneize, ku foli për karrierën e tij dhe periudhën që e konsideron kulmin e performancës individuale.

“Për mua, ishte te Paris Saint-Germaini”, u përgjigj Neymar, kur u pyet se kur kishte qenë në formën më të mirë.

”E di që njerëzit e kujtojnë kohën time te Barcelona me MSN-në, por si lojtar, kulmin e arrita në Paris, sepse ndihesha i fortë, isha i shpejtë dhe inteligjent”, deklaroi ai, sipas raportimit të mediumit sportiv SPORT.