Vllaznia afron Hadrojin

Andi Hadroj është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin shkodran, duke u bërë përforcimi i parë i epokës së trajnerit Çaba Laszlo.

Me afrimin e Hadrojt, i cili ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare, Vllaznia forcon krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa 27-vjeçari sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin shqiptar.