Flamurtari nuk gabon në shtëpi, mposht 1-0 Besëlidhjen dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve në klasifikim, për momentin në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë.
Një gol i shënuar nga Sala që në minutën e 8-të ka vulosur fatin e sfidës. Vlonjatët menaxhojnë avantazhin dhe marrin tre pikë të çmuara në Vlorë, duke koleksionuar fitoren e tretë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë përfitojnë edhe nga barazimi mes Bylisit dhe Pogradecit dhe aktualisht janë vetëm 1 pikë larg kreut të renditjes.

