Ka nisur me humbje sezoni i ri i NBA-së për New York Knicks, kampionët në fuqi. Knicks janë mundur në ndeshjen e parë në Madison Square Garden nga Philadelphia 76ers. Rezultati final i kësaj sfide ishte 106-100. Për Sixers kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë Tyrese Maxey, autor i 28 pikëve, Jaylen Brown me 19 dhe blerja e re Lebron James. Në debutimin e tij me skuadrën e re LeBron James arriti të shënonte 14 pikë. Në radhët e New York Knicks pikëshënuesit më të mirë ishin Jalen Brunson (21 pikë) dhe Karl-Anthony Towns (19 pikë).

