Van Gaal: Parregullsitë financiare të City-t më kushtuan punën time te United

Louis van Gaal ka zbuluar se moskualifikimi në Champions League në vitin 2016 ishte arsyeja kryesore që i kushtoi vendin e trajnerit te Manchester United. Në një shkëmbim e-mailesh me median britanike The Athletic, tekniku holandez u shpreh se humbja e garës me Manchester Cityn, për shkak të golavarazhit, ndikoi drejtpërdrejt në vendimin e drejtuesve të klubit për ta shkarkuar.

“Për mua, në atë moment, moskualifikimi në Champions League në vitin 2016 ishte ndoshta faktori vendimtar për shkarkimin tim nga United, me të gjitha pasojat dhe vuajtjet që erdhën më pas. Tani nuk mund ta ndryshoj historinë dhe as Federata e Futbollit nuk mund ta bëjë këtë”, deklaroi Van Gaal.