Zhegrova projektohet titullar te Juvja në sfidën kundër Lazios

Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë besimin e Luciano Spallettit dhe mund të marrë për herë të parë një vend në formacionin titullar të Juventusit këtë sezon. Anësori kosovar ka kaluar brenda pak javësh nga një alternativë në stol në një kandidat serioz për të nisur nga minuta e parë në përballjen e radhës kundër Lazios.

Edhe pse nuk u përfshi në listën e Juventusit për Europa League, Zhegrova ka shfrytëzuar minutat e dhëna nga trajneri italian në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Atalantës. Paraqitjet e tij kanë qenë bindëse, ndërsa në takimin ndaj Atalantës kontribuoi edhe me një asist për Bremerin.