Më në fund është zhbllokuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili kohët e fundit kishte vuajtur mungesën e golit me skuadrën e tij, Spartak i Moskës. Ai realizoi dy gola në Kupën e Rusisë, duke qenë protagonist kryesor në fitoren 2-4 ndaj Rodina. Daku shënoi golin e dytë dhe të tretë të kësaj ndeshjeje, duke qenë faktor i përmbysjes në këtë derbi. Futbollisti kuqezi luajti 79 minuta dhe u pozicionua në majë të sulmit, ku është edhe roli i tij i preferuar.
Periudha e fundit ka qenë jo pak e vështirë për Dakun. Ai nuk ka luajtur rregullisht me Spartakun në Rusi, por edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare nuk pati shumë hapësirë nga trajneri Maran. Kjo dopietë me siguri do ta ndihmojë sulmuesin të lërë pas këtë situatë dhe të flasë me gjuhën e golave.

