Harry Kane ka rënë dakord për një kontratë të re që do ta lidhë atë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2029. Kapiteni i Anglisë po kalon formën më të mirë të karrierës së tij, duke shënuar 50 gola deri më tani gjatë këtij viti kalendarik, dhe aktualisht është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”. Pasi e çoi kombëtaren e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, klube si Barcelona e ndiqnin situatën e tij, ndërsa vetë sulmuesi dëshironte ta qartësonte të ardhmen e tij pas turneut veror.
Kjo tashmë është realizuar pasi Kane ka rënë dakord verbalisht për një kontratë të re trevjeçare. Për momentin mësohet se ka mbetur që të caktohet vetëm dita e lajmërimit, e cila për klubin dhe lojtarin do të ishte përpara ceremonisë së “Topit të Artë”.

