Arsenali nuk ka më shpresë për të firmosur me Julián Álvarez pas lëvizjes më të fundit që ka bërë lojtari. Sulmuesi i Atlético Madrid mbetet një nga objektivat kryesorë të Mikel Arteta-s, por zgjedhja e tij e agjentit të ri tregon shumë për për të ardhmen e palëve. Argjentinasi është shumë afër firmës me Pablo Barqueron, agjentin që menaxhoi transferimin e Rodrit te Barça verën e kaluar.
Ky lajm ka ngjallur shqetësim brenda Arsenal-it. Klubi londinez ka punuar për muaj të tërë mbi mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit argjentinas, por ata janë përballur përsëri me një pengesë të njohur: preferencën e lojtarit për të veshur ngjyrat e Barcelonës.

