Vitinha shpreson në rikthimin e Ronaldos te Portugalia

Mesfushori i Paris Saint-Germainit dhe i përfaqësueses së Portugalisë, Vitinha, ka komentuar situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe përplasjes me trajnerin Jorge Jesus.

Vitinha shpreson që mosmarrëveshjet të zgjidhen sa më shpejt dhe që ylli portugez të rikthehet në përfaqësuese, duke theksuar se ky është dëshira e të gjithëve brenda ekipit. “Ka qenë një grumbullim kaotik, i mbushur me emocione. Sa më përket mua, shpresoj vetëm që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë”. “Shpresoj që ai të rikthehet dhe që gjithçka të përfundojë mirë. E vërteta është se këtë e dëshirojmë të gjithë. Shpresoj që ai të kthehet dhe gjithçka të zgjidhet”, deklaroi Vitinha.