Pavlovic lidhet me Milanin zyrtarisht deri në 2031-shin. Klubi kuqezi ka komunikuar lajmin se ka zgjatur kontratën me mbrojtësin serb të vitlindjes 2001. “Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën me Strahinja Pavlovic deri më 30 qershor 2031. I ardhur në ekip në korrik të 2024-ës, Strahinja ka konsoliduar rrugëtimin e tij në rritje, duke u bërë një pikë referimi për profesionalizmin, karizmën dhe lidershipin, si dhe për ndjenjën e përkatësisë, që e dallon brenda dhe jashtë fushe.
Me Milanin, Pavlovic ka koleksionuar 80 ndeshje, 75 nga të cilat si titullar. Po ashtu, ka shënuar 7 gola. Një rrugë e nisur dy vjet më parë që tani është baza për të ardhmen, me ambicien për të tjera arritje së bashku”, – shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.

