Ronaldinho, Ravenna zbulon datën e mundshme të debutimit

Ronaldinho mund të rikthehet në fushën e lojës në një ndeshje zyrtare me fanellën e Ravenna-s. Sipas raportimit të gazetës italiane ‘Il Resto del Carlino’, ish-ylli brazilian mund të zbresë për herë të parë në fushë më 15 nëntor, në derbin kundër Forlì, që do të nisë në orën 17:30.

Klubi italian, i drejtuar nga trajneri Andrea Mandorlini, po synon ngjitjen në Serie B dhe aktualisht renditet në vendin e dytë në Grupin B të Serie C, pesë pikë larg Spezias kryesuese.