Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se mund të reduktojnë investimet e tyre në vend, në varësi të ashpërsisë së dënimit që do të marrë Manchester City për çështjen e shkeljeve financiare në Premier League.
Sipas “Bloomberg”, zyrtarë të Emirateve i kanë bërë të ditur qeverisë britanike se vendimi përfundimtar ndaj klubit mund të ndikojë në gatishmërinë e tyre për investime dhe angazhime të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar. Sanksionet e mundshme ndaj City-t variojnë nga një gjobë financiare deri tek heqja e pikëve, rënia nga kategoria apo edhe përjashtimi nga futbolli profesionist.
Ndërkohë, në qeverinë britanike ka shqetësime për qëndrimin e Emirateve në këtë çështje. Sipas të njëjtit burim, disa zyrtarë britanikë janë të zhgënjyer, pasi besojnë se autoritetet e Emirateve ishin në dijeni të parregullsive të pretenduara gjatë viteve, por kishin insistuar se nuk kishte shkelje.
Situata u tensionua edhe pas deklaratave të kryeministrit britanik, Andy Burnham, i cili tha se do të ishte “shumë shqetësuese” nëse pronarët e Manchester City-t do të largoheshin për shkak të skandalit. Më pas, Downing Street sqaroi se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësit duhet të përballen me pasojat.
Manchester City ka konfirmuar tashmë se ka dorëzuar apelimin, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në janar.

