Juventusi ka hyrë në garë me Manchester United dhe Liverpoolin për shërbimet e Alejandro Balde, mbrojtës i majtë të Barcelonës. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja katalanase “Sport”, e cila raporton se bardhezinjtë po monitorojnë me vëmendje situatën e 23-vjeçarit.
Balde, i rritur në akademinë e Barcelonës dhe pjesë e ekipit të parë që nga shtatori i vitit 2021, po kalon një periudhë të vështirë për sa i përket aktivizimit. Në këtë sezon, mbrojtësi spanjoll ka luajtur vetëm 12 minuta, në ndeshjen e La Ligës kundër Racing Santander.
Trajneri Hansi Flick duket se ka preferuar në hierarki Joao Cancelon dhe të riun Xavi Espart, duke bërë që hapësirat për Balden të jenë shumë të kufizuara. Për këtë arsye, ai ishte pranë largimit nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Agjenti i tij, Jorge Mendes, kishte nisur gjithashtu punën për t’i gjetur një skuadër të re.

