Stiven Shpendi nuk u preferua si risi te Kombëtarja shqiptare nga trajneri Rolando Maran, ndërsa sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që Empoli zhvilloi në transfertë ndaj Modenës, për javën e pestë të Serisë B. Shpendi u largua i dëmtuar në minutën e 41-të, duke shkaktuar shqetësim te klubi italian, i cili tashmë pret të mësojë shkallën e dëmtimit të 23-vjeçarit. Për Empolin do të ishte një problem nëse konfirmohet një dëmtim serioz, ndërsa pas javës së pestë klubi shpreson që gjendja e sulmuesit të mos jetë e rëndë. Empoli e mbylli pjesën e parë në avantazh, por rezultati u përmbys në fraksionin e dytë. Ndërkohë, vëllai i Stivenit, Kristiani, është ftuar në Kombëtaren shqiptare dhe po kalon një moment të shkëlqyer, pasi me gjashtë gola në pesë javë është golashënuesi kryesor i Serisë B në Itali.

