Joao Cancelo nuk fshihet dhe po mendon për gjëra të mëdha. Mbrojtësi portugez është i bindur se këtë vit mund të arrihen objektiva të rëndësishëm dhe Liga e Kampionëve është padyshim njëra prej tyre. Për ta arritur këtë, do të nevojiten më shumë ndeshje si ajo kundër Feyenoord të fituar me rezultatin 5-1.
“Të luash në stadiumin tonë dhe në Ligën e Kampionëve është gjithmonë e mrekullueshme sepse ëndërroj të fitoj. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë objrktiv të arritshëm. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe do ta vlerësojmë ndeshje pas ndeshjeje”.
Në këto raste, shpesh thuhet se të fillosh me këmbën e djathtë është shumë e rëndësishme, por padyshim që do të nevojitet qëndrueshmëri. “Kemi filluar shumë mirë. Sezonin e kaluar në këtë garë pata një shije të hidhur. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim dhe e bëmë duke luajtur një ndeshje të shkëlqyer”.

