AFA përgatit lamtumirën e Messit

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) po përgatit një lamtumirë madhështore për Lionel Messin, pas vendimit të yllit nga Rosario për t’i dhënë fund karrierës me kombëtaren. Sipas raportimeve nga Argjentina, drejtuesit e federatës duan që kapiteni legjendar të jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme miqësore dhe të përshëndetet nga tifozët në mënyrën më emocionuese të mundshme.

Plani i AFA-së është që Messi të ftohet për dy miqësoret e ardhshme të “Albicelestes”, të cilat mund të zhvillohen ndaj Burkina Fasos dhe Beninit. Ndeshja ndaj Burkina Fasos pritet të luhet në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, ndërsa përballja me Beninin në stadiumin “Mario Alberto Kempes” të Kordobës. Megjithatë, çiftet dhe datat ende nuk janë zyrtarizuar.