Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Ligës në Amerikën e Veriut. Sulmuesi kuqezi shënoi 4 gola me fanellën e Austin në këtë turne. Paraqitjet e mira të Uzunit janë vlerësuar edhe nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, e cila e ka përfshirë sulmuesin shqiptar në formacionin më të mirë të turneut.

31-vjeçari është vlerësuar me notën 7.98, nota më e lartë e këtij formacioni.

