Novak Djokovic vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pas eliminimit të papritur në raundin e parë të US Open nga argjentinasi Mariano Navone. Tenisti serb u duk i rënduar fizikisht gjatë ndeshjes dhe madje volli në fushë, ndërsa problemet me stomakun e kanë shoqëruar prej turneut në Cincinnati.
Ish-tenistët amerikanë Sam Querrey dhe John Isner diskutuan situatën në podcastin “Nothing Major Show”, duke ngritur dyshime se problemi i Djokovic-it nuk lidhet thjesht me moshën.
“Ky nuk është Novak-u më i mirë, kjo është e qartë. Në moshën 39-vjeçare nuk mund të presësh që të jetë në të njëjtin nivel si vite më parë. Megjithatë, më duket se po lufton me një sëmundje akute nga e cila nuk po arrin të çlirohet. Për mua, kjo duket më shumë si një luftë me një sëmundje sesa thjesht fakti që ai është ‘mbaruar’ në moshën 39-vjeçare”, tha Isner.

