Rey Manaj bëhet protagonisti i Sivassporit në ndeshjen e radhës së Ligës së Parë turke, atë në transfertë ndaj Antalyaspor.
Një sfidë kjo që u mbyll me fitoren 2-1 të Sivassporit me sulmuesin e kombëtares shqiptare që kishte firmën e tij te të dy golat.
Rey Manaj në minutën e 20-të dhuroi një asist te Kamil Fidan i cili mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë avantazhin skuadrës së Sivassporit. Ndërsa në minutën e 61-të ishte vetë Manaj që gjeti rrugën e rrjetës teksa shënoi golin e dytë të skuadrës së tij, ndërkohë që më herët në minutën e 38-të Antalayaspor kishte shënuar barazimin e përkohshëm në rezultat 1-1.

