Vllaznia humb Jasmin Celikovic

Të nesërmen e ndeshjes së humbur përballë Partizanit, Vllaznia ka pësuar një tjetër “humbje”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Jasmin Celikovic ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Martinit. “Lë këtu një pjesë të zemrës sime, por marr me vete kujtime që askush nuk do të mund të m’i marrë kurrë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, të gjithë njerëzve në klub dhe kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.

Dhe ju, tifozë… faleminderit që më bëtë ta ndiej edhe më thellë këtë stemë. Faleminderit për çdo duartrokitje, çdo këngë, çdo kritikë dhe çdo moment kur qëndruat pranë nesh.

Ndoshta sot ka ardhur koha të ndjek një rrugë tjetër, por ajo që kam ndier për këtë klub do të mbetet gjithmonë pjesë e imja. Një herë Vllaznia – gjithmonë Vllaznia”, ishte një pjesë e mesazhit të bërë publik nga lojtari.