Kristjan Asllani ka bërë një debutim ëndrrash me fanellën e Al Jazzira-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke lënë menjëherë gjurmën e tij në skuadrën e re.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli në transfertën ndaj Shabab Al-Ahlit, por u aktivizua në minutën e 64-t dhe pati kohë të mjaftueshme për të dhuruar momentin e tij të madh. Në minutën e 90+1-të, Asllani realizoi një gol spektakolar që vulosi fitoren 3-1 të Al Jazira-s. Shqiptari goditi me të djathtën nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

