Armando Broja u përfshi në një moment tensioni pas humbjes së Burnley-t ndaj Bristol City-t, teksa sulmuesi shqiptar pati një përplasje verbale me një tifoz të skuadrës së tij.
Burnley u mposht 2-1 në shtëpi dhe pas përfundimit të takimit, pakënaqësia e tifozëve ishte e dukshme. Broja, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, reagoi ndaj kritikave të një prej mbështetësve, duke iu drejtuar atij në mënyrë të irrituar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Broja shihet duke diskutuar me tifozin, ndërsa gjatë debatit dëgjohet të thotë: “Kam qenë jashtë për një vit, nuk kam luajtur për një vit.”

