Scott McTominay do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar një çrregullim të ritmit të zemrës. Lajmi është konfirmuar nga Napoli, që ka bërë të ditur se mesfushori skocez do të mungojë deri pas pushimit të parë të kombëtareve.
Klubi italian njoftoi se 29-vjeçari ka zhvilluar një aritmi të lehtë dhe beninje, për të cilën do t’i nënshtrohet në ditët e ardhshme një procedure të quajtur ablacion me fushë pulsuese (PFA). Kjo është një teknikë minimale invazive që përdoret për trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës.

