Antonelli do të niset nga fundi në Monza

Mercedes-i ka marrë një vendim të rëndësishëm për Kimi Antonellin përpara Çmimit të Madh të Italisë. Piloti italian do ta nisë garën në Monza nga fundi i vijës së nisjes, për shkak të penalitetit që lidhet me zëvendësimin e komponentëve të njësisë së fuqisë.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i Mercedes, Toto Wolff, i cili ka bërë të ditur se penaliteti do të jetë më i madh nga 10 pozicionet që ishin përmendur fillimisht. Kjo tregon se skuadra britanike ka vendosur të instalojë disa komponentë të rinj në motorin e Antonellit.