Chelsea ka hyrë në garë për Emiliano Martínez, duke e konsideruar portierin e Aston Villas si një opsion serioz në ditët e fundit të merkatos. “Blutë” po kërkojnë të përforcojnë portën dhe argjentinasi është shfaqur si një nga objektivat kryesorë, ndërsa Martínez raportohet se dëshiron të largohet nga Aston Villa gjatë kësaj vere. Kjo situatë mund t’i japë Chelsea-t mundësinë për të konkretizuar interesimin me një ofertë zyrtare, teksa sipas raportimeve të fundit, kontaktet me përfaqësuesit e portierit tashmë kanë nisur.
Londinezët po e shqyrtojnë me seriozitet mundësinë e transferimit të fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën, ndërsa interesimi për 32-vjeçarin vjen pas paraqitjeve të diskutueshme të Robert Sánchez. Chelsea kërkon një portier më të konsoliduar dhe me eksperiencë në nivelet më të larta, kritere që Martínez i përmbush dhe që mund t’i japin më shumë siguri repartit defensiv. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të bëjë një ofertë konkrete përpara mbylljes së merkatos, ndërsa Aston Villa duhet të vendosë nëse është e gatshme të heqë dorë nga një prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e portierit argjentinas, teksa Chelsea tashmë ka nisur lëvizjet dhe një transferim i bujshëm mund të konkretizohet në fundin e merkatos.

