Benzema mund të largohet nga Al-Hilal

E ardhmja e Karim Benzemas te Al-Hilal është rikthyer në qendër të vëmendjes. Sipas “AS”, sulmuesi francez mund të shkëpusë kontratën me klubin saudit që në këtë afat kalimtar. Në prapaskenë qëndron vendimi i trajnerit Simone Inzaghit, i cili nuk e konsideron Benzeman si pjesë qendrore të projektit të tij. Për këtë arsye, 38-vjeçari mund të shqyrtojë mundësinë e largimit dhe të bëhet lojtar i lirë.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë nuk është aspak e thjeshtë për t’u realizuar, pasi një pjesë e rëndësishme e pagës së Benzemas mbulohet nga Saudi Pro League. Kjo e bën të nevojshme një marrëveshje mes lojtarit, Al-Hilalit dhe drejtuesve të ligës. Sipas raportimeve, Benzema kërkon të marrë të gjithë pagën e parashikuar për vitin e fundit të kontratës, një kërkesë që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit dhe të ligës saudite. Ndërkohë, Al-Hilal ka nisur të shqyrtojë edhe alternativat për sulmin në rast të largimit të francezit. Në krye të listës ndodhet Ollie Watkins, sulmuesi anglez i Aston Villës. Watkins ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028 dhe do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për Al-Hilalin. Kështu, aventura e Benzemas në Arabinë Saudite mund të përfundojë më herët nga sa ishte planifikuar.