PSG refuzon dy oferta të Liverpoolit për Barcola

Paris Saint-Germain ka refuzuar dy oferta të Liverpoolit për Bradley Barcolan, pavarësisht se kampionët e Francës dhe Evropës janë të gatshëm të shqyrtojnë largimin e sulmuesit anësor gjatë kësaj vere.

Sipas L’Équipe, Liverpooli ka bërë dy propozime zyrtare për 23-vjeçarin, por të dyja janë konsideruar të pamjaftueshme nga klubi parisien.