Valmir Matoshi, duket se e ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me FC Thun, të cilin e përfundoi me titullin e kampionit të Zvicrës, mesfushori kosovar dëshiron të bëjë hapin e radhës në karrierë. Sipas raportimeve të Sky Sports, Matoshi ka arritur marrëveshje personale me klubin austriak Sturm Graz dhe dëshiron t’i bashkohet skuadrës së njohur.

