Cristian Romero largohet nga Tottenham

Cristian Romero do të jetë shumë shpejt një lojtar i Atletico Madrid. Transferimi i mbrojtësit argjentinas në Spanjë është punë e kryer, pasi ai i ka dhënë lamtumirën Tottenham-it tashmë. Lëvizja do të kryhet për shifrën e 40 milionë eurove, që “Colchoneros” kanë rënë dakord të derdhin në arkat e Tottenham-it. Mbrojtësi duket se ka zgjedhur të bashkohet me trajnerin Simeone, pasi kohët e fundit për të ofertat ishin të shumta.

Romero ishte në shënjestrën e klubeve të mëdha në Europë, si Barcelona dhe Inter, por ekonomikisht ishte Atletico Madrid që plotësoi kërkesat e klubit londinez dhe të vetë futbollistit argjentinas.