Barcelona vazhdon të këmbëngulë për Julian Alvarez, por kërkesat e larta ekonomike të Atletico Madrid po i detyrojnë katalanasit që të vlerësojnë opsione të tjera për të fuqizuar sulmin. Në këtë kontekst, Lautaro Martinez shihet si një alternativë shumë e mirë.
Kapiteni i Interit vlerësohet shumë si nga Deco, ashtu edhe nga trajneri Hansi Flick, sipas asaj që bën me dije “El Mundo Deportivo” në Spanjë. Argjentinasi ka eksperiencën e duhur dhe Barcelona nuk ka më kohë për të humbur.
U duk se çështja e Julian Alvarez u mbyll me rikthimin e tij në stërvitjen e Atletico Madrid, por dilema mbetet. Sulmuesi është i vendosur për të luajtur me Barcelonën. Ai ka takuar agjentët e tij për dy orë, duke qenë se Atletico nuk do të negociojë për transferimin e tij. Nëse situata me Alvarez mbetet e pandryshuar, atëherë drejtuesit e Barcelonës do të hidhen në sulm për Lautaro Martinez, largimi i të cilit do të ishte një humbje e madhe për Interin.

